Një 62-vjeçar gjeti vdekjen këtë të enjte pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë.
Sipas policisë, viktima me iniciale L. M., i cili lëvizte me motorçikletë, u përplas nga një makinë me shofer një 64-vjeçar me iniciale B. L.
Për pasojë 62-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes, ku dhe ndërroi jetë.
Policia shoqëroi në komisariat shoferin e makinës, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.





