Zv/ministri i Financave dhe Ekonomisë, Besar Kadia, ka thënë se Shqipëria ka rezerva për 2 muaj edhe sikur vendi të mbyllej brenda 24 orëve.
“Qeveria edhe me Ministrinë e Bujqësisë, gjithashtu Ministria e Financave, kemi qenë në kontakt konstant me grosistët, kemi bërë analizën. Ajo që do vë theksin është që paniku i krijuar në Shqipëri është i gabuar. Sasia për konsum të drithërave, të naftës e kështu me radhë edhe sikur Shqipëria të mbyllej brenda 24 orësh të themi ka deri në 2 muaj pa problem fare për të gjetur. Por ajo që duhet theksuar është që nuk është problem sasia, nafta do jetë në treg, drithërat do jenë, por shqetësimi që njerëzit duhet të kuptojnë, ajo që thanë para pak kohësh do ndodhë në SHBA, do ndodhë në Europë, do jetë shqetësimi i goditjes së çmimit që po ndodh sot në tregjet ndërkombëtare përkohësisht ose afatgjatë nuk e dimë, por që çmimet ndërkombëtare janë reflektuar me rritje dhe do reflektohen pastaj ne kur të blejmë do jenë më të larta. Masat janë në pjesën e monitorimit që të mos kemi spekulim se është edhe pjesa e panevojshme që disa mund të spekulojnë me panikun që mund të krijojnë qytetarët.
Që edhe në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Shqipërisë që merret me inflacionin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ministritë e linjës që merren me pjesën e furnizimit me produkte ushqimore ose me pjesën e industrisë nuk ka aspak vend për t’u shqetësuar për momentin që flasim dhe për hapësirën dy mujore”, tha Kadia.