Policia ka arrestuar një 38-vjeçar i cili ka plagosur me thikë vëllain e tij.

Nga burimet zyrtare mësohet se sherri mes dy vëllezërve ka ndodhur për motive të dobëta dhe se i plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

Vlorë

Arrestohet në flagrancë një 38-vjeçar, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. T, 38 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në banesë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin F. T., 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë).

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.