Numri i ukrainasve që kanë ikur në vendet fqinje tanimë ka arritur në një million njerëz. Zyrtaria e lartë e marrëdhënieve me jashtë në UNHCR, Christine Pirovolakis, ka konfirmuar këtë lajm.
“Situata është e rëndë në Ukrainë, ka një milion njerëz që janë zhvendosur brenda vendit, ka luftime të ashpra dhe shumë viktima, ka njerëz që kanë mbetur të bllokuar”, tha ajo për Sky News.
Ajo shtoi se shumë nga gratë dhe fëmijët që mbërrijnë në kufijtë ndërkombëtarë janë “të traumatizuar” nga ajo që kanë parë në Ukrainë.
“Për momentin UNHCR-ja ka vënë re se ka shumë gra dhe fëmijë… Ne po ofrojmë mbështetje psikologjike për gratë dhe fëmijët. Ka pasur edhe raste kur gratë kanë lënë fëmijët e tyre në kufi dhe kanë shkuar e janë kthyer në Ukrainë për të vazhduar luftën me burrat e tyre”, tha Pirovolakis./t





