Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka vizituar këtë të enjte zonën e re të banimit në Manzë.

Sipas ministrit, krahas 236 banesave individuale në këtë zonë kanë përfunduar edhe 9 pallate dhe rreth 230 apartamente.

Gjithashtu, në postimin e tij në “Facebook”, Ahmetaj shton se rindërtimi vazhdon edhe në sitin e Spitallës dhe se në fund të vitit do të akomodohen familjet e para.

Postimi i plotë:

Sot së bashku me Anin në zonën e re të banimit në Manëz, ku kanë përfunduar 9 pallate dhe rreth 230 apartamente për familjet që në ditët në vijim do të marrin në dorë çelësat, krahas 236 banesave individuale.

Vijon me intensitet puna edhe në sitin e Spitallës, ku ka filluar ndërtimi në 15 lotet e para, një bashkëfinancim mes qeverisë shqiptare dhe Fondit të Abu Dhabit, ku brenda fundit të vitit do të akomodohen gjithashtu familjet e para.