Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit në Durrës, Ardian Muka është shprehur se tregjet e vogla të qytetit bregdetar do të kenë kushtet e duhura nëse fiton zgjedhjet e pjesshme.

Ai fton qytetrët që me 6 mars të votojnë për interesin e Durrësit.

“Tregu në Nishtulla dhe të tjerë tregje të vegjël në qytet do kenë kushtet e duhura për të tregtuar. Më 6 Mars të votojmë vetëm për interesin e Durrësit.”, shkruan Muka në “Facebook”.