Ditën e sotme koalicioni opozitar “Shtëpia e Lirisë” mbylli fushatën elektorale në qytetin e Durrësit .

Mitingu përmbyllës u mbajt në sheshin “Liria”, i cili u mbush me dhjetra demokratë, por edhe figura të rëndësishme të politikës në Durrës.

Operatori i “DurrësLajm”, Denis Simaku shkrepi fotot nga takimi, ku të pranishëm ishin ish-deputeti Igli Cara, deputeti Oerd Bylykbashi, nënkryetari i degës së PD Durrës, Dritan Burgija, Erzen Laçi, Florian Mima, Kujtim Shala, Floriana Garo, Albana Vokshi, Fatbardha Kadiu, Artjon Bajramaj, etj.

Po ashtu, të pranishëm ishin edhe Kontjana Kuci, Elona Guri, nënkryetari Petrit Vasili nga LSI, si dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi dhe gazetari Çim Peka.