Një autobot që transporton çimento është përfshirë nga flakët në hyrje të autostradës Levan-Vlorë në afërsi të fshatit Qarr.
Sapo kanë konstatuar flakët në pjesën e gomave drejtuesit e autobobotit kanë hapur krahun buzë autostradës.
Menjëherë është njoftuar reparti zjarrfikës i Fierit dhe në vendin e ngjarjes janë dërguar dy zjarrfikëse që kanë neutralizuar flakët.
Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe punonjësit e policisë të cilët kanë evituar bllokomin e trafikut në autostradë.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.





