Ministria e Brendshme në bashkëpunim me koncesionarin e prodhimit të dokumenteve biometrike “Aleat” kanë marrë të gjitha masat që qytetarët, që kanë aplikuar për t’u pajisur me kartën e re të vlefshme biometrike, t’ju prodhohet me një afat të përshpejtuar.
Për aplikimet në 6 njësitë lokale ku do të mbahen zgjedhje, kartat ID do të jenë gati deri ditën e shtunë, e mund të tërhiqen pranë zyrave të “Aleat”, që do të qëndrojnë të hapura.
Ky proces vlen vetëm për 6 bashki, Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër e Rrogozhinë ku zhvillohet proces elektoral.
Zyrat do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, që të gjithë qytetarët që tashmë kanë aplikuar të kenë një mjet të vlefshëm identifikimi me të cilin të ushtrojnë të drejtën e votës.