Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se Shqipëria nuk po i zbaton sanskionet që ka vendosur kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.
Hoxha deklaroi se në Shqipëri vepron një kompani e fuqishme që ka hyrë në treg dy vitet e fundit, e cila bashkëpunon me një nga dy bankat më të fuqishme ruse, të sanksionuara nga SHBA. Ai theksoi se në Shqipëri kjo kompani ka hyrë përmes Bullgarisë ku është e hetuar për pastrim parash.
“Kompanitë dhe bankat ruse po i bllokojnë në të gjithë botën. Në Shqipëri vepron një kompani e fuqishme që ka hyrë në treg këto vitet e fundit duke investuar në sektorë strategjikë. Ajo bashkëpunon me një nga dy bankat më të fuqishme ruse që është bërë pjesë e sanksioneve të SHBA. Është banka VTP bank.
Telecomin bullgar ajo e ka blerë me një kompani tjetër në emër të një biznesmeni bullgar të lidhur me një biznesmen shqiptar. Ajo vepron lirisht në Shqipëri dhe nuk ka asnjë bllokim të veprimtarisë së saj. Kjo kompani që ka hyrë përmes bullgarisë në Shqipëri ka qenë nën hetim për pastrim parash. Nuk ka deri tani asnjë sanskion ndaj saj.
As nga Ministria e Financave as nga Banka e Shqipërisë nuk ka asnjë listë të personave të dyshuar nga federate ruse”, tha Artan Hoxha.
Ai shtoi se në Shqipëri kjo kompani po investon në disa sektorë të ndryshëm, ndërsa shtoi se përmes fondeve të saj mund të dëmtohen interesat e Shqipërisë. Një fushë që përbën rrezik për rolin e Shqipërisë, Hoxha tha se me këto para mund të korruptohet mediat dhe politikanët.
“Një kompani e fuqishme që është e identifikuar në Bullgari për lidhje me botën e krimit atje që bashkëpunon ngushtë me një bankat e sanksionuara nga SHBA po investon në disa sektorë në Shqipëri. Shqipëria nuk ka asnjë masë.
Ne dëgjojmë çfarë bëhet në gjithë botën por nuk dimë çfarë bëjnë rusët në Shqipëri. Përmes këtyre fondeve mund të dëmtohen interesat e Shqipërisë. Mund të korruptohet mediat, politikanët. Ka një listë mediash që financohen nga para ruse. Nëse nuk reagojmë dhe nëse nuk hartojmë një listë me masa konkrete do i krijojmë lehtësira atyre”, deklaroi Artan Hoxha.