Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Brendshëm ka miratuar Aktin Normativ që shtyn afatin e vlefshmërisë për kartat e identitetit, për zgjedhësit e 6 bashkive ku zhvillohet procesi elektoral, të dielën.

Afati i vlefshmërisë së këtyre ID kartave shtyhet deri më 7 mars 2022.

Kjo për t’u dhënë mundësi atyre qytetarëve që nuk kanë rinovuar në kohë dokumentin biometrik, me të cilin mund marrin pjesë në votimet e 6 marsit.

Zgjedhjet e 6 marsit për të zgjedhur kreun e bashkisë, mbahen vetëm në 6 bashki të vendit: Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër e Rrogozhinë.