Zbardhen detaje nga operacioni që po zhvillohet në Tiranë, ku policia, me urdhër të Prokurorisë, po sekuestron prona, përfshirë edhe 11 automjete luksoze, me vlerë 5 milionë euro.

Këto pasuri u përkasin dy vëllezërve binjakë, të cilët pastronin paratë e drogës në Spanjë duke dhënë lekë me fajde.

Vëllezërit S.M dhe E.M dyshohet se pastrojnë paratë e drogës në Spanjë dhe sipas prokurorisë ata u kanë dhënë lekë me fajde personave V.Sh. dhe E.G..

Dy vëllezërve u janë sekuestruar gjithsej 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera.

E.M.-së deri tani i janë sekuestruar makinë tip Chrysler, BMW, Ford, Porsche. Ndërsa S.M.-së i janë sekuestruar Audi dhe tre BMW.