Gjatë orëve të pasdites pritet një përmirësim i motit në vend, në pjesën veriperëndimore dhe në qendër të Shqipërisë, megjithatë ditët në vijim do jenë tipike dimërore.

Sinoptikania Lajda Porja nga Meteoalb thotë se janë dy celula të vendosura në vend. Sipas saj, parashikohet që e gjitha java të jetë në kushte të paqëndrueshme atmosferike.

“Nuk kam lajme të mira. Janë dy celula, një në veriperëndim të vendit, në Shkodër. Deri pasdite do të ketë reshje, rrebeshe shiu dhe në zonat e thella reshjet e dëborës. Ka një përmirësim nga ora 18:00 pasdite.

Ka një celulë tjetër e cila është vendosur në qendër të Shqipërisë, ku Tirana dhe Durrësi do ketë rrebeshe shiu.

Ka pasur fuqizim të parametrave të erës, duke sjellë dhe probleme me dritat. Ka nisur që mbrëmë gjatë natës. Reshjet pritet të jenë prezentë deri në orët e mbrëmjes.

Parashikohet që e gjitha java të jetë në kushte të paqëndrueshme atmosferike, Megjithëse jemi në pranverë na pret një javë tipike e dimrit. Zonat e thella do mbeten me dëborë. Nuk ka një situatë të përmirësuar deri në mesin e marsit. Ditë dimri na presin këtë javë që vjen”, tha sinoptikania.