Kryetarja e bashkisë Durrës dhe kandidatja e PS-së për bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako, ndodhet këtë mëngjes në KZAZ nr.21 te pallati i sportit, për të ndjekur nga afër procesin e numërimit.
Deri më tani, Sako kryeson me mbi 57% të votave përballë dy kandidatëve të tjerë në garë, Ardian Muka dhe Luan Hoti.
Në total janë numëruar 251 nga 337 kuti në 4 KZAZ-të.
Sako kryeson me 28,847 vota, e ndjekur nga kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka me 14,796 vota, ndërsa Luan Hoti i PD-së 6,217 vota.
SHIFRAT E FUNDIT
251 QV nga 337 në total
Emiriana Sako PS 28,847 vota – 57,86%
Ardian Muka SHL 14,796 vota – 29.68%
Luan Hoti PD 6,217 vota – 12.47%





