Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka, ka mbërritur në KZAZ-në nr.23 te shkolla “Jan Kukuzeli” për të ndjekur nga afër procesin e numërimit, teksa pritet të numërohen edhe 5 kutitë e fundit.

Ndërkohë në KZAZ-në nr. 22 ka përfunduar i gjithë procei i numërimit.

Aktualisht deri më tani, Sako kryeson me 35,075 vota, e ndjekur nga kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka me 17,855 vota, ndërsa Luan Hoti i PD-së me 7,292 vota.

SHIFRAT E FUNDIT

Numërohen 302 nga 337 kuti votimi:

Emiriana Sako 35,075 vota – 58.24%
Ardian Muka 17,855 vota – 29.65%
Luan Hoti 7,292 vota – 12.11%