Aktivistë të shoqërisë civile kanë paralajmëruar nesër një protestë përballë Kryeministrisë, në orën 17.00.
Sipas një njoftimi të shpërndarë rrjetet sociale, thuhet se protesta do të jetë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe benzinës.
“Nëse ju nuk dilni, çmimet nuk do ndalen. Protestojmë para Kryeministrisë. E mëkurë, 9 mars, ora 17:00”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, thirrjes i janë bashkuar edhe shumë personazhe publike.