Është zbardhur vendimi i arsyetuar i Gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u dënua nga GJKKO me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.
Pas publikimit të vendimit të argumentuar të Gjykatës, tashmë i hapet rruga për rekurs në Gjyaktën e Lartë. Rekurs që është paralajmëruar më herët nga ana e avokatit mbrojtës të ish-ministrit, Maks Haxhia.
Gjykata arsyeton se përgjimet e personave e gurpit kriminale Habilaj, që flasin për Saimir Tahirin, janë prova, pasi bashkëbisedimet e tyre janë të sinqerta, pasi nuk kanë dijeni që ata janë duke u përgjuar. Nga ana tjetër rezulton se nuk është i vërtetë konkluzioni i prokurorit se Grupi Kriminal i Habilajt e ka nisur aktivitetin kriminal, kur Saimir Tahiri u bë ministër, pasi aktivitetin kriminal e ka kryer më herët. Por përfshirja e Tahirit si pjesë e grupit, u krijoi atyre lehtësia në trafikim.
Kliko këtu për të parë: Arsyetimi i plotë për ish-ministrin Saimir Tahiri
Provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm, se dhuratat janë blerë për Tahirin, por nuk rezulton e provuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri Tahiri, i mori këto dhurata si shpërblim. Po ashtu ne vendimin e gjykatës thuhet se familjarët e ish-ministrit kanë pasur kontakte me grupin kriminal. Sipas Gjykatës, automjeti i Tahirit u përdor për dy vite nga grupi kriminal dhe me mosndryshim pronësi, duke favorizuar me ndërgjegjjie grupin kriminale.
Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.
Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.