Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Alban Gurin, shoferin që aksidentoi për vdekje 10 vjeçaren në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet.
E mitura me iniciale A.P. ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërkohë që shoferi gjatë dëshmisë ka deklaruar se viktima i ka prerë rrugën makinës.
Guri akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Akidenti i rëndë ndodhi të dielën më 17 janar.
Sipas policisë, 49-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.





