Policia e Durrësit njofton se ka bërë arrestimin e 27-vjeçarit A. A., nga Tirana, i cili ditën e djeshme aksidentoi me makinë, te kryqëzimi i Mamurrasit një të moshuar që fatkeqësisht ky i fundit ndërroi jetë.

Ai ishte duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, kur është përplasur me motoçikletën tip “Fortuane”, me drejtues shtetasin Pjetër Përkeqi, 72 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.