Policia ka shtuar masat për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm lidhur me protestën kombëtare në Tiranë të thirrur sot për rritjen e çmimeve.
Rreth e qark Kryeministrisë janë vendosur furgonë të shumtë policie dhe autoblinda. Po ashtu, janë parë edhe disa autobote që kanë ardhur me qëllim për shpërndarjen e protestuesve, si dhe policë me maska anti gaz.
Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.