Qytetarët protestues të mbledhur edhe këtë të diel te sheshi “Skënderbej” kanë marshuar për tek Kryeministria.
Kjo është dita e pestë e tubimit kundër rritjes së çmimeve.
Me pankarta në duar dhe me megafon, qytetarët thonjë njëzëri: “Asnjë lek për krizën tuaj, nuk paguaj korruptimin dhe mashtrimin”.
“Boll na vodhët” është mesazhi i pankartës kryesore që mbajnë në duar dhjetra qytetarë teksa i drejtohen Kryeministrisë.