Një numër i madh i qytetarëve të Shkodrës kanë dalë sërish sot në protestë kundër rritjes së çmimeve.
Me pankarta në duar ata i bëjnë thirrje qeverisë të ulë taksat dhe ta kthejë Shqipërinë në një vend ashtu si gjithë shtetet europiane.
“Bashkohuni me ne, kundër shpopullimit, kundër rritjes së çmimeve dhe kësaj qeverisjeje”-bënë thirrje protestuesit.
Në disa prej pankartave të tyre shkruhej:
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”; “Kush shko në koncertin e Malumës është nder i kombit, kush shkon në protestë është turp i kombit”.
Epike ishte dhe një nga pankartat në këtë protestë, ku me ironi shkruheshin fjalë në emër të Qazim Mulletit: “Boll protestu’t mër qafira, se na morët ftyrën! S’bo robi si shpirt i keq për dy pare, n’koh’ lufte. Dilni knoni e kërceni kong patriotike ukrainse aty m’shesh me Malumën, ene mos e Çani fort sumën!
“Do e hamë turpin me bukë zoti kryeministër. –Ne po mbajmë turpin, ju na siguroni bukën!”