Kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria nuk ka paguar “kokërr leku” për koncertin e Malumës në Tiranë.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij “live” me qytetarët, teksa këngëtari me famë botërore Maluma po zhvillon koncert në sheshin “Nënë Tereza”.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se nuk ka asnjë dijeni për muzikën që dëgjohej deri në zyrën e tij.

Ai theksoi se nuk është dhënë asnjë lekë nga buxheti i shtetit dhe se këngëtarin e ka sjellë një kompani private.

Po dëgjoj një muzikë këtu jashtë, nuk e dija ça është. Më thoni është Malumja. Nuk e dija ça ishte sot e mora vesh. Më shkruani se keni lekë për Malumën, nuk është paguar asnjë lekë, nga asnjë buxhet publik. Se pyeta dhe në bashki. E ka sjellë një kompani private. Unë se dija kush ishte Malumja…kështu Lume!”, tha Rama.