Studentët e fakulteteve të Tiranës do i bashkohen protestës kombëtare që ka nisur prej disa ditësh me të paktën tre kërkesa që shtohen në drejtim të qeverisë.
Në një dalje për mediat, kryetari i këshillit studentor ë Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dorjan Beqiri tha se studentët do të jenë çdo ditë për të mbështetur protestën dhe se do të jetë një zë i fortë i këtij tubimi. Ai në emër të studentëve parashtroi 3 kërkesa që duhet t’i jepet zgjidhje nga qeveria.
“Arsyeja pse jemi këtu është një e vetme i gjithë vendi është në protestë kombëtare për rritjen e cmimeve dhe taksave dhe një nga shtresat që preket janë dhe studentët. Ne kemi protestuar gjithë kohën për tarifat, sidomos për tarifat e masterit, sot do dalim me 3 kërkesa bazike për studentët:
E para përgjysmim të tarifave të masterit që janë më të lartat të paktën në rajonin e Ballkanit.
Zerim të tarifës për abonenë studentore se është periudhë krizë. Studentët janë të vetmit që nuk preken nga ndihmesat.
Pikë tjetër kërkojmë zgjedhjet për përfaqësuesit e studentëve në bordin e administrimit.
Sot në bordin e administrimit në Universitetin e Tiranës s’kanë përfaqësues për menaxhimin e fondeve.
Kemi dhe mesazh për qeverinë ne sot deklarojmë se nesër do nisim organizimet në cdo fakultet do i bashkohemi protestave kombëtare që janë cdo ditë do nisim organizimet tona, përtej kërkesave që ka kjo protestë do i bashkangjisim dhe kërkesat tona.
Të rinjtë duhen të jenë në krye të cdo proteste se të rinjtë janë të papërfaqësuar nuk kanë një zë në Parlament.
Nga nesër organizime në cdo fakultet dhe do i bashkohemi protestës kombëtare.
Nëse qeveria nuk merr masa, do përshkallëzohet. Që kjo qeveri është arrogante nuk ka dyshim mjafton fjalët si i drejtohet kryeministri protestuesve e mos mendojë se na demotivon se të tillë gjuhë komunikmi ka përdorur dhe me ne që jemi ngelësa e llumi i shoqërisë, ne do i vijojmë protestat tona. Në 2018 është trembur dhe duhet të kujtoni faktin që ndërroi gjysmën e qeverisë, ai nga të rinjtë dridhet”, tha studenti i fakultetit të Shkencave të Natyrës.”, tha ai.