Gjykata e Apelit të Tiranës ka rikthyer në burg Marson Murataj.
Murataj, ka qenë menaxher shitjesh në kompaninë “Bana-King/Zico”, ku u zbulua dhe një sasi kokaine që vinte nga Ekuadori.
Ai ishte dërguar në arrest shtëpie nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa ajo e Apelit vlerësoi se Murataj duhet të rikthehej sërish në burg.
Njoftimi i Plotë
Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Elbana Lluri, me vendimin nr. 225 datë 15.03.2022 vendosi:
-Ndryshimin pjesërisht të vendimit Nr.2/1 Akti, dt.02.02.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë:
-Pranimin e ankimit të ushtruar nga Organi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
-Zëvendësimin e masës së sigurimitpër personin nën hetim M.M nga ajo e “Arrestit në shtëpi”, parashikuarnganeni 237 iK.Pr.Penale, nëatëtë “Arrestitnë burg”, parashikuar nga neni 238 iK.Pr.Penalë.
-Lënien në fuqitë këtij vendimi lidhur me pjesën tjetër të tij.