Protestuesit kanë thënë se do të mblidhen sërish të shtunën.
Alban Rexha, i njohur për publikun shqiptar, ka thënë se të shtunën janë përgatitur për të vendosur çadrat në shesh, për të treguar rezistencën e tyre ndaj qeverisë.
“I bëj thirrje të gjithë tifo-grupeve që të mblidhen dhe ti tregojnë këtij që kjo është Shqipëria. Përgatitu Edi Rama, të shtunën aty do i vendosim çadrat, jemi përgatitur”, tha Rexha.