Deputeti demokrat, Belind Këlliçi bën të ditur se Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rrëzuar akuzën e shpifjes të ngritur ndaj tij nga Alfred Mullaraj, kryetar i Këshillit të Qarkut Durrës.
“Fitorja e së vërtetës”, e cilëson ai këtë vendim.
Mirëpo ajo që bie në sy është fakti se Këlliçi i referohet Mullarajt si “kryetar i Këshillit Bashkiak” , ndërkohë që këtë post e mban ish-drejtori i Hekurudhës në Durrës, Ani Dyrmishi.
Mullaraj është kryetar i Grupit të Këshilltarëve të PS dhe nuk dihet nëse ky ishte thjesht një lapsus nga ana e demokratit apo ai vërtetë nuk e dinte këtë fakt.
Postimi i Plotë:
Fitorja e së vërtetës
GJKKO rrëzon akuzën e shpifjes që ngriti ndaj meje Alfred Mullaraj, kryetar i Këshillit Bashkiak Durrës.
Patronazhistët e administratës Rama që punuan me “ideal partie” për të masakruar zgjedhjet e 25 prillit, të frymëzuar nga i madhi i tyre që gërthiste “shpifje shpifje” në çdo ekran, lëshuan ndaj meje padi të shumta për shpifje, me mendimin se unë i trembem gjyqit.
Siç e shihni, unë hyj e dal nga gjykata sa herë të dëshironi. Frikë nga gjykata ka vetëm fajtori.
Falenderoj Av. Ledio Nuraj për punën e tij profesionale!
Gjykata ju rrëzoi, por shqiptarët e dinë: Duhet t’ju rrëzojë opozita!
Kujtojmë se në dhjetor të vitit që lamë pas Këlliçi fitoi një tjetër gjyq, atë ndaj Elio Janit, anëtar i Këshillit Bashkiak në Durrës dhe sekretar organizativ në PS e qytetit bregdetar.





