Lëngu i boronicës zhvillon funksionet kognitive të trurit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, sipas një studimi të realizuar nga Universiteti Exeter…Studimi i realizuar nga Universiteti Exeter dhe i publikuar në faqen e internetit të universitetit ka vënë në dukje se individët e shëndoshë të moshës 65-77 vjeç, që konsumojnë rregullisht lëng të boronicës, kanë pasur zhvillim në funksionet kognitive të trurit, ndërkohë që te individët në fjalë ka pasur edhe përmirësim të qarkullimit të gjakut në tru dhe aktivitetit të trurit.Nga 26 persona të shëndoshë, që i janë nënshruar eksperimentit, 12 personave u është dhënë çdo ditë për 12 javë radhazi 30 ml lëng i koncentruar boronice, i siguruar nga 260 gram frutë, ndërsa 14 të tjerë kanë marrë placebo.
Studimi ka përjashtuar të gjithë ata, që kanë thënë se kanë konsumuar më shumë se pesë racione fruta dhe perime në ditë, teksa të gjithë pjesëmarrësve u është thënë të vazhdojnë me dietën e tyre normale gjatë studimit.
Para dhe pas periudhës 12-javore, pjesëmarrësit u janë nënshtruar një sërë testeve kognitive, ndërsa me skaner MR është monitoruar funksioni i trurit të tyre dhe është matur qarkullimi i gjakut në tru.Në krahasim me grupin, që kishte marrë placebo, konsumatorët e boronicë kanë treguar rritje të ndishme në aktivitetin e trurit në zonat, që i janë nënshtruar testit.
Po ashtu te këta persona është vërejtur përmirësim në aktivitetin e trurit dhe qarkullimin e gjakut në tru.Dr. Joanna Bowtell, shefe e Departamentit të Shkencave Sportive dhe Shëndetësore në Universitetin Exeter, ka thënë se “funksionet tona kognitive priren të zvogëlohen derisa ne plakemi, por hulumtimet e mëparshme kanë treguar se këto funksione të trurit te individët e shëndoshë të moshuar mund të ruhen më mirë me dieta të pasura me ushqime me bazë bimore”.
Boronica, e cila është e pasur me përbërësin e quajtur flavonoid, që gjendet te frutat dhe perimet me ngjyrë të errët, njihet si antioksidant dhe antiinflamator. Studimet e mëparshme kanë treguar se dietat e pasura me fruta dhe perime zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja e lajthitjes.