Paketa e Kardiologjisë është një tjetër pakete e rimbursueshme nga shteti.
Ajo përfshin 4 ndërhyrje që kanë një kosto nga 62 mijë lekë më e lira, e deri në 159 mijë lekë që është më e shtrenjta.Paketa e kardiokirurgjisë është një ndër më të shtrenjtat dhe parashikon tre lloj ndërhyrjesh jetë-shpëtuese. Kostot e këtyre ndërhyrjeve janë përllogaritur nga 4 mijë dollarë më e lira deri në 7500 dollarë më e komplikuara.
Kjo nënkupton që çdo pacient, duhet ta përfitojë falas këtë ndërhyrje pavarësisht nëse e kryen në privat apo në shtet, mjafton të ndiqet sistemi i referemitPaketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë zënë edhe gamën më të madhe të ndërhyrjeve të kryera në spitalet publike.
Përgjatë vitit 2020 Ministria deklaron se këtë shërbim e kanë përfituar 8600 pacientë me një kosto 1.1 mld lekë ose thënë ndryshe rreth 11 milionë dollarë. Referuar të dhënave në raportin e Auditimit të KLSH-së në vitin 2018, nga paketa e kardiologjisë përfituan 5,923 persona. 5639 prej këtyre rasteve, ose 96% e totalit janë realizuar në sistemin publik.Historia e Hava Lekës nga Mokra, është dëshmi se si paketat shëndetësore përdoren për të trafikuar pacientë. Ndonëse është shtruar në spital me urgjencë, ajo nuk i është nështruar një ndërhyrje në zemër, pasi mjeku e rekomadoi në sistemin privat.
“Pata një problem në zemër, mjekja më çoi urgjent për në Tiranë, u shtrova 5 ditë në reanimacion dhe më thanë se duhet të bëja një ndërhyrje urgjente” u shpreh Hava Leka, pacienteMirëpo kjo nuk do të rezultonte aq e thjeshtë, pasi mjeku i ka kërkuar para që të realizojë ndërhyrjen.
“I shkuan vajzat dhe ai i tha që ju paskeni para, do vish ta bësh në privat dhe kushton 10 mijë euro. Unë nuk pranova, ku ti gjejnë ata 10 mijë euro” u shpreh Hava Leka, pacienteNë pamundësi ekonomike ajo ka refuzuar të bëjë ndërhyrjen, të cilën nuk e ka realizuar edhe sot e kësaj dite.
“Më kanë thënë doktoresha por unë se bëj, ku ti gjejnë çupat aq lekë” u shpreh Hava Leka, pacienteMe një bashkëshort që vuan prej vitesh nga distrofia muskulare ajo rrëfen braktisjen nga sistemi shëndetësor dhe të gjithë të ardhurat i shpenzojnë për ilaçe.“Të gjitha lekët i kemi blerë ilaçe, ja ku janë” u shpreh Hava Leka, pacienteMënyra se si funksionon skema e paketave shëndetësore nuk e bën atë të drejtë.
“Nuk duhet që mjekët që punojnë në spital publik të punojnë edhe në privat, nuk duhet të ketë trafik të të sëmurëve te privati. Ai e ka mendjen të mbarojë shpejtë këtu se kam lënë në orën 4 te privati një operacion, nuk shkon kjo punë” u shpreh Mustafa Xhani, urolog.