Sipas MeteoAlb, vijon e qëndrueshme situata e atmosferike në të gjithë territorin e vendit duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat të jenë dominante.

Gjate orëve të pasdites dhe në vijim pritet shtim i vranësirave në zonat verilindore- juglindore duke sjelle reshje të pakta dëbore, ndërsa shira të dobët do të bien në jug të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.