Ka nisur grumbullimi i qytetarëve për protestën e dytë kombëtare lidhur me rritjen e çmimeve në treg.

Sikurse raportohet edhe në media, grumbullimi po kryhet në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas do të vijojë marshimi përgjatë bulevardit dhe përpara Kryeministrisë.

Në rrugë shihet një prezencë e lartë e policisë, ndërsa ende nuk ka detaje se si do zhvillohet më tej protesta.