700 punonjës policie do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa perimetri i Kryeministrisë është rrethuar me efektivë policie.

Në gatishmëri janë edhe FNSH-të si dhe forcat e Gardës së Republikës.

RENEA do të jetë e pozicionuar afër Kryeministrisë me dy autobotë për shpërndarjen e turmës.

Kujtojmë se aktualisht Kryeministri Rama ndodhet jashtë Tiranës në një takim me fermerët ku flet për paketën e rezistencës sociale.