Trupat e pajetë të ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë, po zhvendosen nga Bjellorusia në drejtim të Rusisë me tren dhe aeroplan, për të mos tërhequr shumë vëmendje.
Videoja e postuar nga Daily Mail, tregon ambulancat ushtarake që lëvizin nëpër qytetin bjellorus të Homel në fillim të marsit, me punonjësit në spitalin klinik të rajonit që pretendojnë se më shumë se 2,500 trupa tashmë janë dërguar në Rusi.
Ushtria e Ukrainës thotë se më shumë se 14,000 trupa të Kremlinit janë vrarë që nga pushtimi rus më 24 shkurt, ndërsa një vlerësim i inteligjencës amerikane e ka vendosur numrin në rreth 7,000. Ministria e Mbrojtjes e Moskës thotë se më pak se 500 ushtarë janë vrarë.
Tani stafi mjekësor bjellorus në Homel, në Bjellorusinë juglindore, ka përshkruar morgjet ‘të tejmbushura’. Një mjek në spitalin kryesor të qytetit të Mazyrit paralajmëroi: ‘Nuk ka mjaft kirurgë. Më herët kufomat janë transportuar me autoambulanca dhe janë ngarkuar në trenat rusë. Pasi dikush bëri një video në lidhje me të dhe u fut në internet, trupat u ngarkuan natën për të mos tërhequr vëmendjen.’





