Një ukrainas ka gjetur një raketë ruse të pashpërthyer në banesën e tij në Kharkiv.
Pas një sulmi në Kharkiv, raketa kishte rënë brenda banesës, në kuzhinë duke prishur murin e çatisë.
Fatmirësisht, raketa nuk kishte shpërthyer. Pamjet që të befasojnë i ka xhiruar vetë ukarinasi dhe i ka shpërndarë në rrjetet sociale.





