Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka caktuar seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër në orën 12:00.

Vuçiç pas mbledhjes së nesërme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, do të vendosë si do veprojë ndaj Prishtinës dhe Podgoricës pas vendimit për ndalimin e votimit në zgjedhjet serbe në vendet ku qytetarët tanë kanë të drejtë ta bëjnë këtë.

Prisni gjithçka, sot Qeveria e Malit të Zi, dhe Gjukanoviq nuk e bëri këtë, ndaloi votimin në Berane dhe në vende të caktuara për zgjedhjet tona, qeveria e Kurtit kërkoi që ne ta njohim pavarësinë e Kosovës për të organizuar votimin. Nesër përgjigjen për Malin e Zi, por edhe Albin Kurti e dini se çfarë përgjigje do të marri. Përgjigja e njerëzve seriozë dhe të përgjegjshëm, por do të ketë pasoja të mëdha”, tha ai.