Udhëheqësit e aleancës ushtarake të NATO-s kanë rënë dakord të forcojnë mbrojtjen e tyre në lindje të Evropës si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

“Kemi aktivizuar planet për mbrojtjen e NATO-s dhe kemi vendosur 40.000 trupa në Evropën Lindore,” njoftuan ata në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve në Bruksel.

Gjatë konferencës për mediat, Stoltenberg u shpreh se NATO ka rënë dakord të ndihmojë më tej Ukrainën me furnizime ushtarake.

“Në tokë, do të ketë shumë më shumë forca në pjesën lindore të aleancës në gjendje gatishmërie. Në ajër, do të vendosen më shumë avionë, dhe në det, do të ketë grupe sulmi, transportues, nëndetëse dhe anije luftarake në baza të vazhdueshme”, tha ai.

Përveç furnizimeve ushtarake, mbrojtja kibernetike po forcohet gjithashtu dhe NATO do të ndihmojë gjithashtu Ukrainën të mbrohet kundër kërcënimeve bërthamore dhe biologjike.

Ai tha se aleanca do të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur Ukrainën me armë, në mënyrë që të mund të mbrohet.

Stoltenberg shprehu shqetësimin se sepse Rusia po përpiqet të akuzojë Ukrainën dhe aleatët e saj se po përgatiten të përdorin armë kimike. Ai tha se këto akuza janë një pretekst për ti përdorur vetë.

“Këto akuza kundër Ukrainës dhe aleatëve të NATO-s janë të rreme”, u shpreha ai, teksa shtoi: “Përdorimi i armëve kimike do të “ndryshojë tërësisht natyrën e konfliktit” pasi do të ishte “një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar” dhe do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme.