Një anije ruse e cila shërbente për zbarkimin e mjeteve luftarake, është shkatërruar në portin e okupuar të Beryanskës, në Ukrainën juglindore, sipas marinës ukrainase.

Ushtria ukrainase postoi pamjet ditën e sotme dhe tha se anija e quajtur “Orska”, ishte goditur nga forcat e saj.

Detajet se çfarë shkaktoi shpërthimin dhe zjarrin në bordin e anijes janë të paqarta.

Qyteti i Berdyansk, i cili është në perëndim të portit të rrethuar të Mariupolit, u pushtua 4 ditë pasi Rusia sulmoi Ukrainën.

Rusia thotë se e ka përdorur portin si bazë për të transportuar pajisje për trupat e saj.

Televizioni i ushtrisë ruse përshëndeti mbërritjen e anijes në Berdyansk javën e kaluar si një “ngjarje epike” pasi ishte luftanija e parë ruse që u ankorua atje.

Pamjet me dron të filmuara nga reporteri i televizionit shtetëror rus Murad Gazdiev treguan një transportues të blinduar të personelit duke u shkarkuar nga anija në port. Automjetet e blinduara do të përdoreshin për të përforcuar trupat ruse.