Keylor Navas ka siguruar strehim për 30 qytetarë ukrainas, të cilët arritën të arratiseshin nga vendi i tyre. Sipas “Diario Sport”, portieri i PSG-së mësoi për një aksion bamirësie të një shoqate humanitare në Barcelonë, ndaj vendosi t’i bashkohet nismës dhe t’u ofrojë atyre strehim në shtëpinë e tij në kryeqytetin francez.

Si pjesë e këtij aksioni solidariteti, 35-vjeçari dhe gruaja e tij blenë 30 shtretër dhe u ofruan ushqim refugjatëve që u vendosën në kinemanë në shtëpinë tyre luksoze në Paris.

“Ai bleu 30 shtretër që i vendosi aty ku ka kinemanë; e shoqja i ka bërë ushqim, i kanë dhënë rroba dhe kanë bërë kult ungjilltar pasi edhe portieri i PSG-së është ungjilltar”, thuhet në artikullin e publikuar nga media spanjolle.