Në “Foltoren” e sotme në Tepelenë ish-kryeministri, Sali Berisha u shpreh se PD vjen në pushtet me të në krye.
Duke iu përgjigjur interesimit të demokratëve të asaj dege nëse problemet me SHBA-në e pamundësojnë fitoren përballë Edi Ramës, Berisha tha se në të njëjtën pozitë ishte edhe në vitin 1998, por shtatë vjet më vonë erdhi sërish në pushtet.
A fiton PD me Sali Berishën në krye? Unë them fiton. Në ’98, kam patur botën kundër dhe kemi fituar. Po pse fitova? Se besova te e drejta, për asgjë tjetër, nuk kam asgjë të veçantë unë. Ndaj dhe unë besoj se do fitojmë. Kushdo të vijë të garojë me mua është i mirëpritur. Po s’fitova unë, s’fitova, do respektoj vendimin. Por po fitova dhe ta zëmë zgjedhjet lokale i humbas, do vij të votohem tek ju. Po humba zgjedhjet e përgjithshme, unë apo cilido qoftë kryetari do largohet. Po bëjmë ndryshim të jashtëzakonshëm nga eksprienca.”, deklaroi Berisha.
Ai u shpreh gjithashtu se nëse PD-ja nën drejtimin e tij do të humbasë zgjedhjet e ardhshme lokale, do të dalë sërish në bazë për të kërkuar votëbesimin e anëtarësisë dhe do të largohet nga drejtimi i partisë nëse humbjet zgjedhjet e përgjithshme.
“Kushdo që të vijë të garojë me mua është i mirëpritur. Nëse nuk fitoj, e respektoj. Nëse në zgjedhjet lokale humbas, do vij të votohem te ju. Po humba zgjedhjet e përgjithshme, largohem dhe jap dorëheqjen”, tha më tej Berisha.





