Ambasadorja Kim ka njoftuar se të gjitha vizat amerikane të vlefshme për turizëm apo biznes do të zgjaten nga 3 vjet në 10 vjet, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar dhe ministrja e Punëve të Jashme, Olta Xhaçka, e cila përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ky është një lajm i mirë për shqiptarët dhe një zhvillim i rëndësishëm që do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve të SHBA-së me vendin tonë.

Lajm i mirë për të gjithë shqiptarët! Vlefshmëria e vizave amerikane biznes dhe turistike është zgjatur në 10 vjet! Një zhvillim i rëndësishëm që do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve që na bashkojnë! #100 vjet marrëdhënie diplomatike“, ka shkruar Xhaçka.