Pas situatës të krijuar nga gripi i shpendëve në disa qytete të vendit, ka ardhur edhe reafgimi nga Lëvizja Socialiste për integrim.

Në një dalje për mediat, Roni Telegrafi, ish-zëvendësministër i Bujqësisë pohoi se përhapja e gripit ka sjellë dëme të mëdha ekonomike dhe se rrezikon dëmtimin e shëndetit publik.

Mes të tjerash LSI theksoi se “shkaku i vërtetë i pirgjeve me pula të ngordhura është mos veprimi i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe rezultati i dyshimtë i testeve nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.”.

DEKLARATA E LSI:

Jemi sot këtu si pasojë e një përhapje dramatike dhe të paprecedentë të Gripit të Shpendëve kohëve të fundit.
2- Përhapje që ka sjellë dëme të skajshme në ekonomi dhe që ka rrezikuar rëndë shëndetin publik.
3-Megjithëse në vetëvete përhapja e Gripit të Shpendëve konsiderohet një fatkeqësi natyrore, është keqmenaxhimi nga institucionet publike ai që ka sjellë përkeqësimin e panevojshëm të kësaj krizë.
4- Ne besojmë se shkaku i vërtetë i pirgjeve me pula të ngordhura është mos veprimi i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe rezultati i dyshimtë i testeve nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.