Dy vite më parë Rama, dhe gjithë Shqipëria, u krenuan me 30 mjekët e dërguar në Itali me qëllim dhënien e ndihmës së tyre në përballimin e pandemisë Covid-19, pasi Italia ishte vendi më i prekur në Europë.
Por ditën e sotme e përditshmja italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar një analizë situatës së atëhershme duke ngritur pyetjen: A ishte i nevojshëm dërgimi i mjekëve shqiptarë në Itali?
“Shqiptarët ishin miq në Brescia, siç qe dhe ekipi i mjekëve rusë duke na kushtuar 3 milionë euro. Po a ishin të nevojshëm?”
Më tej, analiza vijon me krahasimin e misionit të mjekëve shqiptarë me atë rus, shumica e të cilit përbëhej nga spiunë. Ekipi i mjekëve shqiptarë nuk është treguar korrekt gjatë qëndrimit 1 mujor në Itali.
Arsyeja pse u veprua në këtë mënyrë mbetet ende e paqartë, pasi ndryshe u veprua me misionin rus që u mbajt nën vëzhgimin nga karabinierët italianë.
Ndoshta kjo shpjegon edhe arsyen pse në mes të mjekëve u infiltrua dhe një punonjës karburanti. Duke u munduar të japë një shpjegim, gazeta shkruan se në këtë pjesë mund të ketë ndihmuar përfshirja e një prej personave më të besuar të kryeministrit Rama, avokati Ëngjëll Agaçi, i përfolur shpesh si “mbrojtës i narkotrafikantëve të mëdhenj shqiptarë”.
“Njeri i dëgjuar shpesh nga institucionet tona, emri i të cilit u shtua jo gabimisht për të udhëtuar në bordin e avionit që udhëtoj brenda Italisë drejt Lombardisë. Pas mbërritjes së tij në Romë, në vëzhgimin e mjekëve shqiptarë u angazhua Guardia di Finanza”, shkruan Corriere della Sera.
Media e shtetit fqinj shkruan se analistët ndërkombëtar e kanë sintetizuar mbërritjen e delegacionit shqiptar në Itali si një lëvizje gjeopolitike e manovër diplomatike të kryeminstrit Rama për të fituar pikë në arenën ndërkombëtare.
Me katër fjalë e përmbyll shkrimin e saj mbi qëndrimin e delegacionit shqiptar Corriere della Sera: “nuk dhanë asnjë kontribut”.





