Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë mbërritur tani në pallatin Dolmabahçe, në brigjet e Bosforit në Stamboll. Ata janë ulur përgjatë një tavoline të gjatë përballë njëri-tjetrit.
Gjatë fjalës së tij, Erdogan foli për keqardhjen e tij të madhe që konflikti ka hyrë në javën e tij të pestë, duke thënë se miqësia e Turqisë me të dy vendet i dha asaj një detyrim për të ndërmjetësuar.
“Është në duart e të dyja palëve të ndalojnë këtë tragjedi”, tha ai.
Turqia është anëtare e NATO-s, por ruan lidhje të forta me Rusinë. Erdogan i ka rezistuar bashkimit me sanksionet e Perëndimit kundër Moskës, një nga vendet e pakta që ende nuk e ka ndërmarrë këtë veprim.





