Ditën e sotme dorëzohen edhe 206 banesat e bllokut të dytë në Kavajë, pas bllokut të parë të pallateve ku 153 familje hynë në shtëpi të re këtë vit të ri në kuadër të rindërtimit të shtëpive pas tërmetit që goditi vendin tonë më 26 nëntor 2019.

Nga Kavaja, kryeministri Rama është shprehur se paratë për ndërtimin e këtyre shtëpive janë dhënë nga buxheti i shtetit.

Unë i kam vizituar disa prej jush në banesat që janë bërë të pabanueshme dhe i mbaj mend mirë fytyrat e atyre që na dolën përballë shpresëhumbur se do të mund të ktheheshin në një strehë që do të ishte e tyre. Të gjitha këto shtëpi janë tuajat dhe janë falas. Ju nuk keni asnjë detyrim financiar për të shlyer sepse gjithçka është e bërë gati që ju vetëm të keni mundësinë ta gëzoni shtëpinë tuaj të re.Fazën e parë të rindërtimit të shkollave e kemi kryer ne me paratë e buxhetit të shtetit.

Të gjitha ndërtesat janë ndërtuar 100 për qind nga buxheti i shtetit. Të gjitha shtëpitë i ka pasur detyrë dhe do t’i realizojë qeveria shqiptare. Dhe sikur të mos ishte kështu, nuk do të ishte fare ky problem. Ne i kemi dhënë paratë nga buxheti dhe po i  fusim njerëzit në kohë rekord. Përsa i përket rastit kur ndërton shteti për të prekurit nga tërmeti, të gjithë ju keni për fat të mirë miq, familjarë që janë prekur nga tërmeti. Pyetini pak se sa kohë kanë që rrijnë në rulota të presin për t’u bërë me shtëpi. Këtë e kemi bërë në kohë rekord dhe jam shumë krenar për këtë”.