Partia Demokratike ka reaguar pas SPAk ka bërë thirrje për heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako, si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

PD i bën thirrje Ramës që të mos pengojë hetimet e një prej afreave më të mëdha korruptive në vend.

Në një njoftim për mediat, PD thotë se Bllako ëshët vetëm nënfishi i Ëngjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës.

Reagimi i PD:

Deklaratë e Partisë Demokratike!

Sot, Spak njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako.

Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjesia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit.