Kryeministri Edi Rama ka thërritur në mbledhje ministrat në “Vilën 31”, e cila ndodhet në afërsi të Kryesisë së Kuvendit.

Kjo mbledhje vjen pas disa arrestimeve me urdhër të SPAK, të akuzuar për aferën e inceneratorëve, teksa Prokuroria e Posaçme kërkon edhe arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako.

Ndërkohë, pritet që nesër në orën 17:00 Rama të mbledhë Kryesinë e Partisë Socialiste.