Ish-kryeministri Sali berisha ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së ditën e nesërme.

Ish-kryeministri ka theksuar që i pari që do të jetë në mbledhjen e Grupit parlamentar do të jetë vetë ai.

“I pari që do të jetë në atë mbledhje do të jetë Sali Berisha. Nesër në selinë e PD ka mbledhje, unë do shkoj, kjo është normale”, tha Berisha.

Më tej ai theksoi se grupi parlamentar i PD-së nuk është i ndarë.

“Kemi zhvilluar mbledhje. Grupi parlamentar nuk është i ndarë”, tha Berisha.