Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS-së, kryeministri ka dhënë një prononcim për gazetarët.
Kryeministrit me sa duket nuk i pëlqeu fakti që një prej gazetareve i bëri shumë pyetje njëherësh dhe ju drejtua duke thënë: Do futesh në riedukim, për 60 ditët e ardhshme nuk ke të drejtën të më pyesësh.
Ndërsa një gazetari tjetër iu kthye: Po ti pse ndërhyn kur flet kolegia? Mirë vajzat që kanë një marzh gabimi më të lartë të tolerueshëm, po ti pse ndërhyn nga prapa? Ti mos fol më përpara, se po flet kolegia jote. Ta kam thënë, të gabosh është njerëzore, të përsëritësh gabimin është djallëzore!





