Eduard Grishaj po meret me projektin më të ri kinematografik i cili pritet të vijë shumë shpejt për publikun, por duket se Arbana ka zgjedhur një drejtim ndryshe nga ai në këtë periudhë.
Mbrëmjen e djeshme, ai ka publikuar një fotografi të Arbanës teksa kjo e fundit ka qenë në shtëpi përpara televizorit dhe e ka zënë gjumi.
‘Unë jam duke punuar në studion tani dhe Arbana më shet mend që po shikon filmin Coda”, ka shkruar Eduarti krahas fotos ku Arbanën e ka zënë gjumi, të cilën e ka shkëputur nga filmimet e kamerave brenda shtëpisë.
Me nota humori Arbana shkruan: ”Big Brother s’paska mbaruar yje. S’po ju them se si ishte Coda”.
Kamerat e fshehta janë kthyer në trend për çiftin, me siguri edhe Arbana do t’ia kthejë ‘nderin’ regjisorit.