Selena Gomez si gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave, sa i përket spekulimeve për jetën e saj sentimentale.
Por, në vend që të marrë vëmendjes përmes këtyre thashethemeve, 29-vjeçare ka vendosur të zbulojë vetë se çfarë po ndodh dhe si i ka ‘punët’ me zemrën.
Ajo ka publikuar një video në TikTok duke sinkronizuar buzët me fjalët e audios virale të King Nas. Bëhet fjalë për një burrë që përmend disa komplimente në përpjekje për të bindur një grua që t’i japë atij një shans dhe gruaja nuk e merr seriozisht duke mos qenë e interesuar.
“Ndoshta kjo është arsyeja pse jam beqare”, ka shkruar Gomez në mbishkrimin e videos. “Mos besoni asnjë fjalë të mallkuar.” Duket se ylli amerikan është zhgënjyer aq shumë nga dashuria saqë tanimë e ka humbur besimin.
Këngëtarja e “Rare” bëri xhiron e mediave në fillim të këtij muaji pasi u pa duke ndjekur një koncert të Dua Lipa në Neë York me biznesmenin shqiptar Zen Matoshi. Megjithatë, një burim i afërt me Gomez tha për E!Neës se ata të dy janë thjesht miq.
Selena dhe Zen bënë shumë bujë kur u panë së bashku në shfaqjen e “Madison Square Garden” më 1 mars. Edhe pse artistja e “Same Old Love” nuk e shfaqi pjesëmarrjen e saj në koncert në rrjetet sociale, Zen ndau një video në Instastory që tregonte skenën ndërsa Dua performonte hitin e saj “Cold Heart”.
Romancat e kaluara të artistes përfshijnë lidhjen e saj me Justin Bieber, e cila u krijua për herë të parë në 2011 dhe përfundoi në 2018. Selena gjithashtu doli me The Weeknd nga janari deri në tetor 2017.